|VIDEO| I jepet lamtumira e fundit babait të Enver Zymberit, i pranishëm në varrim edhe kryeministri Albin Kurti

Sot iu është dhënë lamtumira e fundit babait të heroit Enver Zymberi, Muharrem Zymberi, shkruan Mitropol.
Në varrimin e Muharrem Zymberit, morën pjesë një numër i madh i qytetarëve, përfshirë këtu kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Muharrem Zymberi ka ndërruar jetë ditën e djeshme, teksa varrimi është bërë sot. /Mitropol/








