
28 Nëntori po festohet në forma të ndryshme nga qytetarët e Kosovës, shkruan Mitropol.
Djaloshi mitrovicas, Mehmet Fejza, në këtë 28 Nëntor vendosi të vraponte nga Mitrovica në fshatin Prekaz, tek kompleksi memorial i familjes Jashari.
Fejza,rrugën prej 28 kilometrave e përshkroi për 3 orë e 2 minuta vrap.
Kujtojmë së 28 Nëntori përveç si dita e pavarësisë, festohet edhe si ditëlindja e komandantit legjendar “Adem Jashari”. /Mitropol/








