Video: Largohet dhunshëm nga lokali në Mitrovicë një vajzë e vogël që po kërkonte lëmoshë te tavolina e ministrit Peci

Derisa ministri i Bujqësisë Faton Peci po shijonte kafenë në një nga lokalet në qendër të Mitrovicës, ndodhi një sjellje e pahijshme.
Pranë tij ishe afruar një vajzë e vogël e komuniteteve pakicë.
Peci madje as nuk kthen kryet për të refuzuar kërkesën e vajzës së vogël për lëmoshë.
Kamarieri i lokalit në Mitrovicë shihet duke e kapur dhunshëm vajzën e cila po kërkonte lëmoshë pranë tavolinës së ministrit.
Video është bërë virale në rrjetin social Tiktok.








