Premium Store
02LAJME

VIDEO nga momenti kur Policia e Kosovës bashkë me EULEX-in futen në stacionin në Leposaviq

16 policë të Policisë së Kosovës të cilët ishin të bllokuar në stacionin e policisë në Leposaviq janë kthyer në jug sot.

Nëntë nga këta policë ishin nga stacioni i Mitrovicës së Jugut, kanë bërë të ditur burime të “Mitropol”.

Active 1

Policët që po qëndronin në detyrë tash e 15 ditë janë nxjerrë nga stacioni dhe janë zëvendësuar nga kolegë të tjerë.

Policia e Kosovës ka kryer zëvendësimin e tyre sot rreth orës 16:00, nën përcjelljen e policisë së EULEX-it.

”Mitropol” ka siguruar edhe video nga momenti i futjes së policëve në stacionin verior të Leposaviqit.

Koha