
Në rrjetin social Twitter po qarkullon një video ku shihet se qendër të Mitrovicës së Veriut, nuk ka asnjë person.
Qytetarët si duket nuk po dalin rrugëve, pas tensioneve që janë rritur pasditen e sotme, gjë që ka detyruar edhe Policinë e Kosovës që të ndërhyjë.
Sot në orën 16:00 në veri u lëshuan sirenat e alarmit, kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në dokumente të identifikimit.
Sirenat e famshme zakonisht janë thirrje për serbët që të grumbullohen.
Bllokimi i veriut i ka prekur edhe mërgimtarët, të cilët po kalonin në pikat kufitare në veri. Ata kanë mbetur të bllokuar në kolona dhe u është rekomanduar që të kalojnë nëpër Malin e Zi.
Pas sirenës së alarmit, u vendosën edhe barrikada, gjë që ka bërë që të ndërhyjë edhe policia. Deri tani, janë bllokuar dy pika kufitare, ajo në Jarinje dhe Bernjak, duke iu sugjeruar qytetarëve kështu që të përdorin alternativa të tjera.








