
Komuna e Mitrovicës duket se e ka humbur “luftën”, me pacovët që po vazhdojnë të qëndrojnë në sheshin e qytetit, shkruan Mitropol.
Ndonëse Mitrovica u mbulua nga bora, kjo nuk po i pengon pacovët të jetojnë lirshëm në qendër të qytetit.
Ani pse kompania e pastrimit, ditë më parë kishte pastruar zonën duke hedh edhe rërë e mbjellur bari, ky nuk ishte veprim i mjaftueshëm për t’i larguar pacovët.
Se çfarë veprimesh do të marrë Komuna ditëve në vijim, mbetet të shihet. /Mitropol/








