
Objekti i QMF-së në fshatin Rashan të komunës së Mitrovicës është përfshirë nga zjarri.
Lexues të kësaj ane kanë dërguar video në adresë të redaksisë sonë ku shihet se ky objekt është përfshirë nga zjarri ndërsa në vendngjarje përveç qytetarëve ende nuk ka përpjekje të tjera për shuarjen e zjarrit i cili duket se ka kapluar objektin e ambulantës.
Siç bën të ditur i njëjti burim, kjo ambulantë gjatë luftës ka shërbyer si shtab i UÇK-së, prej ku organizohej rezistenca për një pjesë të madhe të Shalës së Bajgorës.
KLIKO PER VIDEO







