
Pak orë më parë Inspektorati i tregut në Mitrovicë detyroi VIVA FRESH-in të largojë nga qarkullimi 3,471 litra vaj që e shiste me çmim 3.49€, e që ishte në një vlerë totale prej 12 mijë e 113 eurosh, shkruan Mitropol.
Këtë për Mitropol e konfirmoi edhe drejtori i Inspeksionit, Valon Brahimi.
Dënimi erdhi pasi marketi nuk posedonte dokumentacion që dëshmonte origjinën e mallit të vajit, të cilin po e shitnin me një çmim prej 3,49 eurosh.
E pas kësaj, marketi doli me një njoftim për uljen e çmimit të vajit nëpër të gjitha pikat që i ka në Kosovë.
“Viva Fresh Store ka vendosur që ta subvencionojë çmimin e vajit në të gjitha pikat e saja në krejt Kosovën! Nga SOT, çmimi i vajit do të jetë 1.95 cent!
Po ashtu, edhe çmimi i bukës vazhdon të subvencionohet dhe mund ta gjeni për vetëm 30 cent!”, shkruajtën nga marketi i cili s’ishte në gjendje ta dëshmonte origjinën e mallit që e shiste për 3,49€, duke e shfrytëzuar krizën ekonomike në vend.
Megjithatë, edhe pas uljes, Mitropol mëson se çmimi i vajit në marketet tjera në Mitrovicë vazhdon të jetë më i lirë se 1.95€./Mitropol/







