Aurora Group
LAJME

Vizitorët për në SHBA tani duhet të paguajnë një tarifë prej 250 dollarë më shumë

American Flag in front of The White House in Washington D.C. Background out of focus. Photomontage. SEE MY OTHER PHOTOS & VIDEOS from USA:


Vizitorët që synojnë të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përballen me një tarifë të re të detyrueshme, shkruan Mitropol.

Kjo tarifë quhet ” tarifa e integritetit të vizës”, dhe vjen si dispozitë e re në kuadër të Aktit One Big Beautiful Bill, të miratuar së fundmi nga administrata e presidentit Donald Trump.

Tarifa do të jetë të paktën 250 dollarë, duke nisur nga 1 tetori 2024 deri më 30 shtator 2025, që përkon me vitin fiskal 2025 në SHBA.

Sipas dispozitës, tarifa do të paguhet vetëm nëse lëshohet viza – që do të thotë se aplikantët që refuzohen, nuk do të detyrohen të paguajnë.

Active