Medi
02LAJME

Vjedhje e rëndë në një lokal në Mitrovicë, dy vajza të mitura vjedhin rroba dhe ikin

Një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane të qytetarëve, duke shkaktuar humbje e pasiguri.

Cak i hajnave së fundi ka qenë edhe një lokal i veshmbathjeve në qytetin e Mitrovicës, ku dy vajza të mitura po dyshohen se vodhën rroba që kapin vlerën e dhjetëra eurove. Sinjali mëson se dy vajzat, njëra 14 e tjetra 15-vjeç janë identifikuar më pas nga Policia, përmes pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë që monitorojnë lokalin.

Dukato 1

Sipas burimeve nga Prokuroria, të dyshuarat janë emra të njohur për Policinë pasi edhe më parë dyshohen të kenë kryer vepra të kësaj natyre. Të njëjtat pasi janë kapur, u shoqëruan në stacion policorë ku janë intervistuar nga hetuesit policorë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj dy të miturave është iniciuar rasti ‘Vjedhje e rëndë’.

Weelnes