Medi
02LAJME

Vjedhje e rëndë në tentativë në Mitrovicë mbrëmë, hajnat drejtuan armën qytetarit

Foto ilustrim

Një vjedhje e rëndë në tentativë është regjistruar mbrëmë rreth orës 20:15 në rrugën “Shala e Bajgorës” në Mitrovicë, njofton “Mitropol”.

Dy ankues meshkuj kosovarë, kanë raportuar se kanë parë dy persona duke tentuar të vjedhin materiale të ndryshme bakri”, shkruan Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Aurora Group

Njëri nga të dyshuarit i kishte kërcënuar ankuesit duke u drejtuar një armë dhe pastaj kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Nuk raportohet për të lënduar, gjersa njësitë policore janë duke hetuar rastin./Mitropol/

Pellini