
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se çështja e heqjes së barrikadave është çështje orësh, shkruan Mitropol.
Ajo ka theksuar se për këtë gjë ka një dakordim, mirëpo nuk ka dhënë detaje në mes kujt është arritur ky dakordim.
Osmani ka thënë se nëse nuk largohen atëherë do të ketë veprime nga Republika e Kosovës.
Ajo këto deklarata i ka dhënë në emisionin “Rubikon”, sonte në Klan Kosova. /Mitropol/








