
Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka kryer sot obligimin për të votuar.
Ai votën e tij e dha në këtë raund të balotazhit në zgjedhjet ku është kandiduar vet, shkruan Mitropol.
Ai bashkë me gruan e tij kanë votuar në ora 10:00 që Qendrën e Votimit “Mustafë Venhari” në Vushtrri.
Idrizi ka folur edhe para mediave, duke ftuar qytetarët të dalin në votime dhe ta zgjedhin kryetarin që ata mendojnë që duhet t’i udhëheq në 4 vitet e ardhshme.







