Pellini
LAJME

Votoni më shumë Albin Serbinë dhe nguljani Kosovës – aktakuza për kanosje nuk ia la shenjë Klinakut- ai vazhdon ta ofendojë Kurtin

 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, përfshirë Faton Klinakun nga OVL-UÇK, për veprën penale “kanosja” ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Pas këtij vendimi, Klinaku ka reaguar sërish në rrjetet sociale, duke përdorur gjuhë ironike dhe të ashpër ndaj Kurtit dhe mbështetësve të tij.

Ai e ka quajtur kryeministrin në detyrë me epitetin “Albin Serbia”, duke e fajësuar për situatën e rënduar financiare të transmetuesit publik RTK.

Ai kritikoi ashpër edhe përkrahësit e Kurtit, duke sugjeruar se mbështetja e tyre po e dëmton më tej vendin.

Pellini