Premium Store
02LAJME

Voziste edhe deri në 230km/h, njëra nga viktimat e aksidentit postonte video duke vozitur me shpejtësi të madhe

Mbrëmë rreth orës 22:00, Policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në rrugën tranistore Smrekonicë-Gojbulë, përkatësisht në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë ka ndodhur një vetaksident ku e përfshirë ka qenë një veturë civile në të cilin gjendeshin dy persona.

Në aksident vdiqën një 17 dhe një 19 vjeçar të afërm mes vete. Burime të “Mitropol” bëjnë të ditur se të ndjerët janë Malsor Pllana dhe Shkëlqim Pllana nga fshati Shtitaricë e Vushtrrisë.

Dukato 1

Njëra nga viktimat vazhdimisht publikonte video në Tiktok duke vozitur veturën me shpejtësi të madhe.

Tri ditë më parë ai kishte publikuar edhe disa pamje duke vozitur 230km/h e në video shkruante “mirë mirë po ec”.

Në videot tjera të publikuara viktima vërehej se s’po e ruante distancën me veturat e tjera në rrugë, duke shkruar “thash te gjej n’ur”.

Veç tjerash, i njejti kishte postuar video duke larguar mbështjellësin e zi të xhamit, duke treguar se s’po e largonte për shkak të policisë por për shkak se i duke errët e s’shihte mirë.
Dukato 1