Vrasja e shqiptares në Gjermani, arrestohet dhe paraburgoset një 34 vjeçar

Një 34-vjeçar nga Wadern është paraburgosur nën dyshimin për vrasjen e 28-vjeçares shqiptare.
Trupin e viktimës e gjetën kalimtarët pranë rrugës shtetërore.
Tutje sipas autopsisë, është konfirmuar se gruaja u qëllua me armë zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën disa gëzhoja.
Prokuroria ka lëshuar urdhër-arrest për 34-vjeçarin për shkak të dyshimit për vrasje me dashje.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.