Vrasja e trefishtë në Gjilan, Policia e Kosovës i shpall në kërkim Mefail Shkodrën me dy djemtë e tij

Policia e Kosovës ka bërë publike fotografitë dhe emrat e tre personave të dyshuar për ngjarjen e rëndë që tronditi sot qytetin e Gjilanit, ku në një incident me armë zjarri humbën jetën tre persona.
Të dyshuarit për këtë rast janë: Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra.
Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka aktivizuar një operacion të gjerë për kapjen e tre të dyshuarve, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe mediave për çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tyre.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka shpallur në kërkim tre persona të dyshuar dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.
Personat e shpallur në kërkim janë:
• Mefail Shkodra
• Edonis Shkodra
• Engjull Shkodra
Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe mediave që nëse kanë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e këtyre personave (fotot e të cilëve janë të bashkëngjitura në njoftim), të kontaktojnë menjëherë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor ose përmes kanaleve të mëposhtme:
📱 Aplikacioni digjital: “Lajmëro Policinë”
📧 Email: info@kosovopolice.com
📞 Numrat kujdestarë: 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201








