Aurora Group
LAJME

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia s’ka qenë në një gjendje kaq të rëndë që nga viti 2008

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar mbi masën e burgimit që i është caktuar presidentit të Republika Srpska, Milorad Dodik, shkruan Mitropol.

Weelnes

Sipas Vuçiqit, Serbia nuk ka qenë në një gjendje kaq të vështirë “që nga viti 2008”.

Përfundimet ndaj vendimit të Gjykatës në raport me Dodikun do të merren në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e cila do të mbahet të shtunën me fillim në ora 12:00.

Më 1 gusht, Dodik është dënuar me vendim të formës së prerë për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Në anën tjetër Dodik, në një konferencë të jashtëzakonshme për media në Banjallukë, tha se nuk e pranon dënimin.

“Institucionet e RS-së do ta përcaktojnë qëndrimin e tyre për këtë çështje. Unë do të pranoj çdo vendim të Parlamentit, por këtë vendim nuk e pranoj”, tha Dodik.

Active