KFC
LAJME

Vuçiq: Do të merrja çmimin Nobel nëse do të hiqja dorë nga Kosova dhe Republika Serbe

Serbian President Aleksandar Vucic spoke to journalists, after more than 10 hours of negotiations between Prishtina and Belgrade in Ohrid, North Macedonia on Saturday, March 18, 2023. The EU High Representative for Foreign Affairs and Security Policy, Josep Borrell, and the EU Special Representative, Miroslav Lajcak, convened a high-level meeting in which Kosovo's Prime Minister, Albin Kurti (not pictured), and Serbia's President, Aleksandar Vucic (pictured). (VX Photo/IH)

Vuçiqi nga Nju Jorku ka folur për Rezolutën për Srebrenicën, e cila është dashur të votohet më 2 maj.

Aurora Group

Siç raportoi N1 ndërkohë, votimi megjithatë u shty, sepse teksti i rezolutës po dërgohet për rishikim, nëse vendet anëtare të OKB-së kanë edhe ndonjë propozim tjetër”.

TEB

Vuçiq thekson se Serbia me lobimin e saj shkaktoi “shumë nervozizëm” për shumë njerëz në OKB, domethënë “ia doli t’i ndërlikojë pak gjërat”.

Nga ana tjetër, ai kritikoi edhe një herë Perëndimin, duke përmendur sërish se “do të merrte çmimin Nobel” nëse do të hiqte dorë nga Kosova dhe enklava serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë e quajtur Republika Serbe.

“Esenca është, pavarësisht se çfarë bëjmë, pavarësisht se si e bëjmë këtë, nëse nuk i përsërisim të vjellat e tyre për popullin tonë, ne do të jemi gjithmonë një faktor i keq dhe destabilizues dhe nuk e di se çfarë tjetër. Dhe nëse heqim dorë nga ajo se jemi serbë, nëse heqim dorë nga emrat dhe mbiemrat tanë, nëse heqim dorë nga Republika Serbe, nëse heqim dorë nga Kosova. Nëse heqim dorë, në fund të fundit nga Serbia, nga pavarësia jonë dhe sovraniteti, do të kisha marrë tre çmime Nobel deri tani, do të bëhesha edhe i bukur edhe i mençur, mund të isha çdo gjë, vetëm nëse do të donim ta bënim këtë. Pasi nuk e bëjmë, atëherë jemi më të këqijtë në botë. Por është shumë më e lehtë për mua të jem më i keqi në botë sesa të bëj diçka kundër Serbisë”, përfundon Vuçiqi, mburrjen e tij për konsum të brendshëm

Aurora Group