Aurora Group
LAJME

Vuçiq i shpëton vdekjes (VIDEO)

Teksa presidenti serb Aleksandër Vuçiq po udhëtonte me makinën e tij për të vizituar një fshat në veri të vendit, automjetit të tij të blinduar zyrtar i doli goma.

Florenti Company

Pas ngjarjes, shoferi e ka tërhequr makinën mënjanë dhe nuk ka persona të lënduar. Vuçiq, i cili ishte në situatë kërcënuese për jetën, u zhvendos në një automjet tjetër dhe vazhdoi programin e tij të vizitave.

TEB

Në deklaratën e tij pas incidentit, presidenti Vuçiq tha: Pas vizitës në fshatin Melenci, po shkoja në fshatin Mokrin, pak para tubimit të madh në Kikinda, dhe në atë rrugë isha në automjetin tim. Do t’jua shpjegoj me disa fjali. Me fjalë të tjera, nëse goma ka plasur apo ka shpërthyer me të gjitha shtresat e saj, trupat e autorizuar do ta përcaktojnë.

Vuçiq ka deklaruar se ekipi i mbrojtjes ka qenë shumë i disiplinuar dhe këtë herë kanë qenë në automjet në pjesën e përparme të autokolonës, pasi në mënyrë rutinore e ndërrojnë rendin e automjetit.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë nisi një hetim për incidentin.

Koha