Market Florenti
LAJME

Vuçiqi i habitur me fletarrestin e INTERPOL-it për terroristët në Banjskë: “Na lini neve të kryejmë punët”

Tashmë që INTERPOL-i ka përfshirë në fletarrest të gjithë paramilitarët terroristë që sulmuan në Banjskë të Zveçanit, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shprehur “i habitur” se si është përmbushur kërkesa “nga Kosova e pavarur” nga ky institucion ndërkombëtar.

“Pak e çuditshme kjo”, ka thënë Vuçiq në një intervistë më televizionin kryekëput propagandistik serb “Tv Prva”, duke shtuar se “INTERPOL-i lëshoi fletarreste simbas kërkesës së Kosovës së pavarur pa dhënë detaje”.

Weelnes

Pyetur nga gazetari se “a do të arrestohet Radojçiqi”, Vuçiqi ia ktheu “merre shtruar”.

“Lëri aurotitetet kompetente të Serbisë të bëjnë punën…autoritetet tona po e bëjnë punën dhe po kryejnë hetim, dhe do të veprojnë në bazë të saj”, ka thënë Vuçiq, siç e citoi ”KoSSeV”.

Koha