Medi
LAJME

Vuçiqi niset për në Rashkë, pritet të merret vendimi për barrikadat në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se është nisur për në Rashkë ku do të takohet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ku temë pritet të jenë barrikadat në veri.

Ai tha se sot është një ditë e mirë për Serbinë,  teksa shtoi se sido që të jetë vendimi i serbëve të Kosovës, ai do ta pranoj.

Active 1

“Duke ditur se ata, deri në çlirimin përfundimtar, nuk do të kënaqen kurrë me asnjë vendim, me ndërgjegje dhe fytyrë të pastër, shkoj para tyre, i bindur se sot është një ditë e mirë për Serbinë, se kemi ruajtur paqen dhe kemi marrë garanci për sigurinë dhe mbijetesën e serbëve”, ka shkruar Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se do të vazhdojë të jetë me popullin serb dhe se do ta ruaj unitetin.

Weelnes