LAJME

Vuçiqi për stërvitjet ushtarake që u mbajtën afër Kosovës: Serbia po përparon, duhet ta forcojmë ushtrinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë pjesë në stërvitjen e ushtrisë serbe “Vihor 2024” në poligonin e qitjes “Peshter” në Sanxhak, që gjendet vetëm 30 kilometra larg kufirit me Kosovën e 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi.

Vuçiq tha se në stërvitjen e sotme u pa se sa ka përparua Serbia në 10 vitet e fundit dhe sa ka investuar në ushtrinë e saj.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

“Jam i kënaqur me gatishmërinë e përgjithshme të ushtrisë sonë, por ne do të duhet të punojmë, blejmë, riparojmë dhe të mbështetemi më shumë në industritë tonë”.

“E jona është të forcohemi, të përparojmë ekonomikisht dhe të rritemi, të kujdesemi për të gjitha projektet e infrastrukturës dhe të forcojmë ushtrinë, të jemi shumë të fortë për ta mbrojtur Serbinë nga të gjithë ata që do ta rrëzonin”, tha Vuçiq.

Për këtë ushtrim të ushtrisë serbe ka folur edhe kryeministri i Kosovës, cili tha se kjo është një dëshmi se Serbia është autoriteti dhe faktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ironizoi duke thënë se “meqenëse jemi këtu me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, mund të themi se këto ushtrime paraqesin edhe ndotjen më të madhe të ajrit e të tokës në Sanxhak”.

Në tre vende të Ballkanit Perëndimor, Serbia konsiderohet si kërcënimi më i madh, sipas hulumtimit të fundit shumëkombësh të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në Kosovë, qytetarët janë përgjigjur me shumicë absolute prej 83 për qind se Serbinë e shohin si kërcënimin kryesor, në Shqipëri me 36 për qind kurse në Bosnje e Hercegovinë, 27 për qind e qytetarëve.