Vushtrria ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, përveç natës së Vitit të ri nga ora 23.00 -00.30

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka nxjerrë një urdhëresë përmes së cilës ndalon ndezjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në zonat e banuara, rrugë, sheshe, tregje etj.
Siç njoftohet kjo ndalesë do të vlejë nga data 21.12.2022 deri më 01.01.2023, përveç Natës së Vitit të ri nga ora 23.00 deri në orën 00:30.
“Ndalesa vlen për periudhën nga data 21.12.2022 deri më 01.01.2023, me përjashtim të datës 31.12.2022, nga ora 23:00 deri në 00:30 të datës 01.01.2023. ” shkrua në njoftimin e faqes së komunës së Vushtrrisë.








