Active 2
02LAJMESPORT

Vushtrria, qyteti nga ku dolën dhe kanë prejardhjen disa nga emrat më të spikatur të futbollit kosovar

Këtë vit Klubi Futbollistik “Vushtrria” ka shënuar 100 vjetorin e themelimit si klub që kur ky klub filloi ekzistencën e tij në vitin 1922.

Por historia e futbollit vushtrrias ndonjëherë i tejkalon edhe vet klubin “Vushtrria”, ku sidomos në 4 dekadat e fundit kanë spikatur emrat të mëdhenjë që kanë dalur nga Vushtrria, ose në një formë tjetër kanë një lidhje apo prejardhje nga qyteti i Vushtrrisë.

Dukato 1

Nga Isa Sadriu, te Florent Hasani e Idriz Voca, VushtrriaOnline ka përmbledhur mbi 10 futbollistë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit vushtrrias, në veçanti atij kosovar, duke qenë kështu një burim i rëndësishëm për rekrutimin e futbollistëve për të dy kombëtaret, atë të Kosovës, dhe Shqipërisë.

Videografika përmbledh gjithë këta futbollistë që kanë si emërues të përbashkët Vushtrrinë, disa kanë dalur nga vet Klubi “Vushtrria”, apo siç quhej “Kosova (V), në atë kohë, e disa të tjerë hapat e parë dhe zhvillimin si futbollistë profesionistë e kanë marrë në vendet e tjera por që prap se prap kanë prejardhje nga qyteti i Vushtrrisë.

Weelnes