Active 2
02KOSOVËLAJME

Vushtrriasi e kthen ahengun familjar në “film aksion” – shtie me armë, përfundon në duart e Policisë

Një dasmë familjare në rrugën “Jeronim De Rada” në Vushtrri ka marrë kahje të papritur mbrëmjen e së dielës, kur një qytetar vendosi ta “kruajë gishtin” mbi këmbëzën e një arme zjarri. Incidenti ndodhi më 4 gusht 2025, rreth orës 21:00, kur i dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se shtiu me armë gjatë ahengut, shkruan Mitropol.

Policia e Kosovës, e njoftuar për të shtënat, ka reaguar me shpejtësi duke dalë në vendin e ngjarjes. Aty, sipas burimeve policore, i dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar arma e zjarrit së bashku me një karikator dhe një gëzhojë, si prova materiale.

Dukato 1

Pas intervistimit në stacion policor dhe konsultimit me prokurorin kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për veprën penale “Përdorim i armës” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Megjithatë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa pritet që hetimet të vazhdojnë në ditët në vijim.

Ngjarje të tilla po bëhen të shpeshta në ahengjet familjare, ku shpesh gëzimi i tepërt tejkalon kufijtë e arsyes dhe shndërrohet në shkelje të ligjit. Policia ka apeluar vazhdimisht për vetëpërmbajtje dhe respektim të rendit publik, sidomos gjatë festimeve familjare./Mitropol/

Koha