Medi
02LAJME

Vushtrriasi ‘kapadai’, kërcënon punëtorin e KEDS-it derisa po kryente detyrën, e më pas i ik Policisë

Pak ‘kapadai’ e pak frikacak. Ky është përshkrimi më i mirë për një person nga fshati Ropice i Vushtrrisë i cili kërcënoi një punonjës të KEDS-it, shkruan Mitropol.

I njejti, pasi kërcënoi zyrtarin që ndodhej në detyrë në mes të ditës, rreth orës 12:00, nuk guxoi t’i bënte ballë edhe Policisë së Kosovës, andaj edhe u arratis nga ta.

Aurora Group

”I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Raporti i plotë:

Fsh. Ropice, Vushtrri 16.03.2022 – 12:05. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i KEDS-it ka informuar se është penguar dhe kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, gjatë punës së tij zyrtare. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.  

Weelnes