Premium Store
02LAJME

Vushtrriasja lëndohet në rimorkio të traktorit, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë

Aksidentet në Vushtrri dje s’patën të ndalur. Atje dje pësoi aksident edhe një grua.

Ajo raportohet të ketë kërkuar ndihmë në emergjencën e spitalit të Vushtrrisë pasi dyshohet se është lënduar në një rimorkio të traktorit në afërsi të shtëpisë së saj, shkruan Mitropol.

Weelnes

“Sipas mjekut përgjegjës gjendja e viktimës ka qenë e rëndë andaj edhe është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar./Mitropol/

 

Koha