Premium Store
02LAJME

VV në Mitrovicë shpallë zgjedhjet e brendshme, këta janë anëtarët e grupit punues

Nisur nga vendimi i Këshillit të Përgjithshëm, organit më të lartë të partisë, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shpallur zgjedhjet e brendshme të përgjithshme.

Sipas njoftimit të VV-së, nga 15 marsi, secili anëtar i partisë do të ketë të drejtë për të votuar e për t’u kandiduar.

Tripika

Prandaj, Grupi Punues i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë ka filluar së mbajturi mbledhjet e rregullta që t’i prijë procesit të brendshëm zgjedhor në Komunën e Mitrovicës, transmeton Mitropol.

Grupi Punues ka ftuar të gjithë qytetarët, anëtarët dhe mbështetësit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në çdo cep dhe lokalitet të komunës së Mitrovicës të bashkohen dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e brendshme, në zgjedhjen e strukturave në frymen e lirë, transparente dhe demokratike!

Anëtarët e zgjedhur në Grupin Punues, në këtë fazë janë:

Armend Muja, koordinator
Arjeta Fejza, anëtare
Alban Uka, anëtar
Edona Bajrami, anëtare
Armend Begu, anëtar
Nazan Kërveshi, anëtare
Edmond Pruthi, anëtar
Vlora Baruti, anëtare
Erden Atiq, anëtar
Kushtrim Zeneli, anëtar
Lorik Hysenaj, anëtar
Muhamed Pllana, anëtar

 

Weelnes