Active 2
02LAJME

Xhafer Tahiri ndërton ura ‘shkel e shko’, banorët frikësohen të kalojnë mbi të

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri gjatë këtij mandati filloi me ndërtimin e një ure të rë në fshatin Dobërllukë, urë kjo që parashihet të lidhë banorët e këtij fshati me banorët e fshatrave matanë lumit Silnica, shkruan Mitropol.


Mirëpo, duket se kryetarit i shkoi puna huq, pasi ndërtimi i urës që është jetike për nevojat e bujqve të zonës u krye ‘shkel e shko’.

Premium Store

Kjo urë do duhej të mundësonte edhe lëvizjen e bujqve me mjetet e tyre bujqësore andej dhe këndej lumit, por që sipas banorëve ajo po përdoret fare pak për këtë nevojë pasi po paraqet rrezik dhe banorët nuk po ndihen të sigurtë në cilësinë e urës.

Banorët kanë kërkuar konsideratë nga kryetari i Komunës pasi thonë se këtë urë po e shohin si tallje me ta./Mitropol/

Koha