Xhafer Tahiri viziton Studimen, zotohet që ky fshat do merr krejt vëmendjen e Komunës me investime

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri bashkë me shefin e Shtabit Zgjedhor, Bashkim Gashin, vizituan Studimen.
Aty Tahiri potencoi se fshati Studime ka rrugë tërësisht të prishura dhe lumi nuk është pastruar prej kohësh.
“Zotohemi që në 4 vitet e ardhshme Studimja do të merr krejt vëmendjen e Komunës me investime, do ta rregullojmë, ashtu siç e meriton fshati Studime!”, shkroi Tahiri prej aty.