Active 2
KOSOVËSPORT

Xhaka: Jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka së fundmi ka komentuar për çështjen e dyshtetësisë së tij.
Xhaka është pjesë e dokumentarit të Kombëtares së Zvicrës, të quajtur ‘The Pressure Game’, ndërsa në pjesën e tij të katërt, të titulluar ‘Presioni i gjakut’, ishte radha për futbollistin kosovar.

Xhaka tha së është krenar që përfaqëson zviceranët, por gjaku i tij është Kosova, transmeton lajmi.net.

Dukato 1

“Unë jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova”, ka thënë mesfushori.

Tutje ai ka komentuar edhe në lidhje me imazhin e tij në publik dhe raportin me media.

“Nuk e kuptoj pse shkruhen gjithmonë vetëm gjërat negative”, tha më tej Graniti.

Në dokumentar ai u pyet për ndeshjen ndaj Serbisë, në Kupën e Botës, Katar 2022.

“E kam vendosur qëllimin tim që të qëndroj pozitiv në fushë. Më pas ndodh diçka e keqe – dhe unë jam larguar përsëri”, u shpreh mesfushori.

Kujtojmë që për ndeshjet e muajit mars Graniti do jetë i vetmi shqiptar në kombëtaren e Zvicrës, pasi Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri janë jashtë si pasoj e lëndimit.

Koha