Xhelal Sveçla: Sot në orën 14:00, grupet kriminale serbe kanë sulmuar një fëmijë 14 vjeçar në lagjen “Kroi i Vitakut”

Sot në orën 14:00, grupet kriminale serbe kanë sulmuar një fëmijë 14 vjeçarë në lagjen “Kroi i Vitakut”, shruan Mitropol.
Lajmin e ka konfirmuar ministri Xhelal Sveçla, i cili po mbanë një konferencë për media në qytetin e Mitrovicës.
Sveçla theksoi se fëmija i sulmuar ka pasur lëndime trupore.
Ministri theksoi se Policia e Kosovës është duke u angazhuar në maksimum për zbardhjen e rastit. /Mitropol/








