Xhiro e radhës e Ligës së Veteranëve luhet nesër në Mitrovicë, veteranët e Trepçës më të gatshëm se kurrë

Nesër palestra e sporteve “Minatori” në Mitrovicë do jetë nikoqire e xhiros së radhës së Ligës së Veteranëve të Basketbollit Kosovar, mëson “Mitropol”.
Ekipi mitrovicas i përbërë nga emrat elitë të basketbollit kosovar është më i gatshëm se kurrë, i cili sipas orarit që ka siguruar ekskluzivisht “Mitropol” do e nisë xhiron duke u përballur me Bashkimin në ora 15:00.
Pas ndeshjes mes Trepçës e Bashkimit, xhiro do vazhdojë me përballjen mes veteranëve të Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimit në ora 16:30.
Xhiro do mbyllet me përballjen e fundit që do zhvillohet mes ekipeve të Prishtinës dhe Pejës.
Si gjithëherë, edhe kësaj radhe Mitrovica pritet ta dëshmojë se është lidere edhe për mikpritjen e ekipeve ashtu si për organizim./Mitropol/








