Zbulohet afera e re e Fitore Pacollit: Kunati i rehatohet në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Valon Dalipi, kunati i deputetes së famshme Fitore Pacolli, ka 1 vit që punon në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, shkruan Mitropol.
Saktësisht më 2 gusht të vitit 2024, Dalipi ishte përzgjedhur si kandidati më i suksesshëm në pozitën e përkthyesit në një prej agjencive më të rëndësishme të pavarura në vend.
Ai u përzgjodh në pozitën që parasheh përkthime të dokumenteve të ndryshme nga shqipja në serbisht.
Konkursi për pozitën e përkthyesit ishte shpallur në qershor të vitit të kaluar, dhe kishin aplikuar 7 kandidatë, e në mesin e tyre edhe kunati i deputetes Pacolli.
Në listën me vlerësime më pas, Dalipi doli të jetë me i poentuari, duke siguruar vendin e punës. Në total, ai do të merrte 90.8 pikë nga ky konkurs, dhe më datën 2 gusht 2024, u shpall njoftimi për punësimin e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.








