02LAJME

Zbulohet identiteti i mitrovicasit që theu derën dhe shtratin e Spitalit

Foto ilustrim

Një incident jo fort i zakontë ka ndodhur të dielën në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ku një pacient ka shkaktuar telashe dhe për pasojë është dashur intervenimi i Policisë. I dyshuari, i cili ishte pacient në këtë spital ka përfunduar në stacion policor dhe ndaj tij kanë nisur hetimet.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Spitalit bëhet fjalë për të dyshuarin G.Spasiç, 53-vjeçar, i cili derisa ishte nën ndikimin e alkoolit ka bërë veprime agresive, duke e goditur derën e dhomës ku ndodheshin pacientët.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

Për të mos mbaruar me kaq, i njëjti ka shkaktuar dëme edhe te një shtrat i pacientëve, për çka stafi mjekësor është detyruar ta njoftojë Policinë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Ndaj tij, është iniciuar hetimi në drejtim të veprës penale “Asgjësim apo dëmtim i pronës së paluajtshme”.