Aurora Group
LAJME

Zemaj për VV-në: Nëse nuk i ka 61 vota është mirë të lëshojë rrugë

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj tha për emisionin “DPT te Fidani” nga KlanKosova se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka 61 vota, atëherë duhet të lëshojë rrugë, shkruan Mitropol.

Zemaj u shpreh se në këtë mënyrë do të mund të krijohet mundësia për zgjedhje të parakohshme ose siç tha ai, për mandatimin e një koalicioni tjetër që mund ta bëjë Qeverinë.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka për obligim ta gjejë kompromisin dhe nuk e di sa më është mirëkuptuar edhe njëherë një deklaratë dhe tash po e them, duhet të lëshojë rrugë” është shprehur ai.



Weelnes