Medi
LAJME

Zemaj: VV-ja po bën presion ndaj pakicave joserbe – s’është vonë për zgjidhje të ngërçit

 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, përpara nisjes së seancës së fundit përpara përfundimit të afatit të Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit ka thënë se nuk është kurrë vonë që të kenë një zgjidhje të ngërçit politik, shkruan Mitropol.

Medi

Zemaj tha se pavarësisht ngërçit, është tepër e vështirë që të ketë një zgjidhje në këto orë të vona të natës, për shkak të interesave personale apo pozitave lakmuese të VV-së, teksa tha se këta të fundit po i bëjnë presion minoriteteve joserbe.

Tutje, ai u shpreh se edhe nëse procesi kthehet në votim të hapur do të duhej një marrëveshje politike për t’i siguruar 61 vota.

“Fatkeqësisht, e patë se si u thirr një seancë, në emër të asaj të gjetjes së një mundësie për të dalë nga ky ngërç dhe të kemi edhe kuvend edhe qeveri. Por, shpresat janë të vogla. Nuk kemi ndonjë qartësim të ndonjë marrëveshjeje, qoftë ajo mes VV-së dhe Nismës”, është shprehur tutje Zemaj.

Weelnes