Zgjedhjet lokale: Nis regjistrimi i votuesve nga jashtë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se tashmë ka filluar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetar të Komunave dhe për Kuvende Komunale, shkruan Mitropol.
Gjatë periudhës 38-ditore (23 korrik 2025 – 29 gusht 2025), të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.
Aplikimi për regjistrim duhet të jetë individualë dhe mund të bëhet:
) përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org ose
2) përmes postës duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
Periudha e votimit përmes postës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përfundojë më 11 tetor 2025.







