Zhegrova “tërbon” mediat serbe: Skandal, luan për shtetin e rremë të Kosovës dhe feston me flamurin shqiptar
Edon Zhegrova ishte ylli i Lille në Ligën e Kampionëve, duke realizuar një supergol në fitoren 1:3 të skuadrës së tij përballë Atleticos së Madridit.
Por përveç Simeones, 25-vjeçari ka “tërbuar” dhe mediat serbe, të cilat nuk e pritën mirë festën që sulmuesi bëri me shokët e tij në dhomat e zhveshjes, ku hapi flamurin shqiptar.
“Kurir” ka sulmuar Zhegrovën për këtë festë duke fyen Kosovën në cilësimet e tyre si një ‘shtet të rrem’.
“I bindi shokët e ekipit të tregonin shqiponjën shqiptare! Një futbollist nga shteti i rremë i Kosovës bëri një skandal pas sensacionales në Ligën e Kampionëve”, shkruante në titull portali serb.
Ishte vetë klubi i Lille që postoi festën e Zhegrovës me shokët e tij të ekipit, ku sulmuesi i Kosovës hapi flamurin shqiptar dhe së bashku me shokët e tij bënë me duar shqiponjën dykrenare.