Premium Store
LAJME

Zhvarroset kufoma e myftiut të Sanxhakut, Muamer Zukorlić, kufoma s’u prish as pas 6 muajsh të varrimit

Nën ritualet e fesë islame është kryer sot zhvarrosja e kufomës së myftiut të ndjerë të Sanxhakut, Muamer ef Zukorlić, njofton Mitropol.

Siç pohon i biri i të ndjerit, kufoma e cila u zhvarros sot më 6 maj, fiks pas 6 muajsh të varrosjes më 6 nëntor ka mbetur totalisht e njejtë, e buzëqeshur, njejtë sikur ditën kur u varros, e paprishur në asnjë pjesë të trupit.

London

Kufoma u zhvarros pas dyshimeve të të birit, Usama Zukorlić, për helmimin e të atit pasi i njejti kishte theksuar se dyshohet se babai i tij është helmuar me metale të rënda, në bazë të analizës së gjakut të myftiut, të marrë ditën kur është varrosur Zukorlić.

Gjendja e kufomës së të ndjerit, sipas besimit Islam, është dëshmi se ai ishte njeri i dashur dhe i ngritur tek Allahu, pasi sipas besimit, Allahu nuk lejon prishjen e trupave të disa prej robërve të tij të devotshëm as pas vdekjes.

Familja ka publikuar edhe një fotografi të fytyrës së të ndjerit e cila është bërë në ditën kur myftiu kishte ndërruar jetë, më 6 nëntor 2021./Mitropol/

Weelnes