Zjarr në Suhodoll të Epërm të Mitrovicës së Veriut

Disa livadhe janë përfshirë nga zjarri, sot në Suhodoll të Epërm të Mitrovicës së Veriut, shkruan Mitropol.
Dyshohet se ky zjarr është ndezur nga persona të panjohur, të cilët kanë rrezikuar këtë zonë.
Zjarri tashmë është shuar, dhe nuk janë shkaktuar dëme të tjera.







