Dukato 2
02LAJMESPORT

ZYRTARE: Basketbollisti i NBA, Rodney Purvis pjesë e KB “Trepça”, e konfirmon klubi

“Minatori” do jehojë edhe më fort.

Kjo pasi KB Trepça e konfirmoi se basketbollisti me përvojë në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA, plejmejkeri amerikan, Rodney Purvis, do jetë pjesë e KB “Trepça”, shkruan Mitropol.

Weelnes

Me Purvis në ekipë, Trepça pritet të shpallet Kampione e Kosovës në basketboll.

“Rodney Purvis vlerë e shtuar në ekipin e KB TREPÇA”, kanë shkruar klubi në faqen zyrtare, duke i uruar mirëseardhje basketbollistit të NBA.

Purvis me gjatësi prej 193 centimetrash, është vetëm 28 vjeçar dhe te Trepça vije pas 5 ndeshjeve që ka luajtur në Uruguai me Hebraican tek të cilët kishte mesatare prej 10 pikëve, 3.2 asisteve e 3.2 kërcimeve për ndeshje.

Veç me Hebraican, ai gjatë këtij sezoni, ishte angazhuar edhe tek Cherkasky Mavpyn në Ukrainë me 10.3 pikë, 3.8 asiste e 2.3 kërcime në 19 ndeshje.

Purvis arriti kulmin e karrierës së tij në NBA, ku kishte luajtur për Utah Jazz në ligën verore më 2017 e më pas luajti edhe për Orlando Magic në stinorin 2017/18, për të performuar më pas edhe në skuadrat e Oklahomas, Bostonit dhe Miamit, por aty nuk pati paraqitje zyrtare.

Purvis në Evropë luajti me Hapoel Tel Avivin në stinorin 2019/20, por një kohë edhe në Serie A të Italisë me Cantun, derisa në 2020/21 luajti te Bergamo poashtu në Itali, por në këtë stinor luajti pak edhe te Szczecini në Poloni./Mitropol/

Active