02LAJMESPORT

Zyrtarët e Komunës patën rastin t’i provojnë ulëset e demoluara sikur qytetarët në fushën tek parku

Fusha e jashtme sportive e dedikuar për basketboll në kuadër të qendrës multifunksionale “Omni “Sport” dje ishte nikoqire e organizimit të Streetball Kosova 2022, shkruan “Mitropol”.

Në përcjellje të këtij aktiviteti në fushë ndodheshin si spektatorë edhe zyrtarët komunalë, mes të cilëve nënkryetari Arian Tahiri dhe disa drejtorë komunalë.

Premium Store

Por, çka ra në sy nga ky aktivitet, ishte se këta komunarë patën rastin ta provojnë të ulen në ulëset e demoluara të kësaj fushe, ashtu qysh po detyrohen të ulen çdo ditë edhe qytetarët e rëndomtë, qysh nga qershori i këtij viti.

”Mitropol” kishte raportuar për këtë gjendje më 5 korrik, mirëpo ani pse data sot është 11 gusht, askujt nga komunarët nuk i bëri përshtypje kjo, për të marrë masa dhe rregulluar ulëset e thyera.

Veç zyrtarëve të Komunës, për ta shijuar këtë ngjarje sportive në fushën e Omni Sport u mblodhën edhe shumë qytetarë të cilët poashtu u detyruan të ulen në këto ulëse të shkatërruara.

Koha