Aurora Group
LAJME

Zyrtari amerikan i Mbrojtjes në Kosovë takon Osmanin e Maqedoncin


Zëvendësndihmëssekretari amerikan për Mbrojtje, Politika Evropiane dhe NATO-n, David Baker, po qëndron për vizitë në Kosovë, shkruan Mitropol.

Sipas agjendës, Baker do të takohet sot me presidenten Vjosa Osmani në orën 15:00.

Ai gjithashtu do të zhvillojë një takim edhe me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci nga ora 16:00.

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë kishte njoftuar të premten se gjatë qëndrimit në Kosovë, Baker do të diskutojë me zyrtarë të lartë për bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri.

Pellini