Dukato 2
02LAJME

Asambleisti më i zëshëm i PDK-së, Remzi Rrahmani nuk do jetë më pjesë e Asamblesë Komunale

Asamblesiti më i zëshëm i PDK-së për këtë mandat, Dr. Remzi Rrahmani ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e Asamblesë Komunale në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Kjo tërhekje e Rrahmanit do jetë një dëm i madh për PDK-në pasi në KK Mitrovicë do mbesin pa njërin nga asambleistët më të aryeshëm të qytetit.

London

Njoftimi i plotë i Rrahmanit: 👇🏻

Të dashur miq,

Dua të ju njoftoj përmes këtij shkrimi se unë nuk do të jem pjesë e listës për asamblenë komunale. Është koha kur ne duhet t’i mbështesim të rinjët dhe të rejat, njerzit me vlera të larta dhe profesionist.
Në listën e PDK-së do të gjeni mjaftueshëm emra të devotshëm për qytetin tonë. Secilin që do ta votoni, nuk do të gaboni. Unë gjithmonë dhe çdoherë do të jem në shërbim të njerzve të këtij qyteti.

Faleminderit shumë për mbështetjen e jashtëzakonshme që ma keni dhënë, unë besoj se besimin tuaj asnjëherë nuk e kam tradhtuar, e kam valorizuar në formën më të mire.

Shëndet!

Active 1