Aurora Group
02LAJME

Arrestohen dy persona për grabitjen në QTA në Tavnik

Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës për një vjedhje të kryer më 30 nëntor në marketin QTA në Iliridë (ish-Tavnik) të Mitrovicës, shkruan “Mitropol”.

Rastin e vjedhjes për “Mitropol” e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.

Active 1

“Sonte, rreth orës 20:30, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në një dyqan ( market) në rrugën ,,Rifat Vidishiqi” në Mitrovicë, është kryer një grabitje. Bazuar në informata fillestare, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave nga dyqani dhe ka ikur në drejtim të panjohur.”, kishte thënë Zahiti.

“Mitropol” kishte raportuar se në momentin e vjedhjes në brendinë e marketit ndodheshin një grua me dy fëmijët e saj, Elvisin, 14 vjeç dhe Erionin 12 vjeç të cilët e kishin kryer blerjen dhe ishin duke e bërë pagesën në arkën ku ka ndodhë grabitja.

Këtë e kishte konfirmuar babai i fëmijëve, Esat Bojku, banor i rrugës “Xhevdet Ahmeti” në Iliridë, i cili pati thënë se fëmijët i ishin traumatizuar nga ngjarja.

Gjatë hetimeve, Policia dy ditë më parë ka identifikuar një person që dyshohet se ka qenë i përfshirë në rastin e grabitjes. Policia ka zbarkuar në shtëpinë e të dyshuarit në Mitrovicë të cilën e kanë bastisur dhe ia kanë gjetë një armë zjarri, një thikë dhe disa dëshmi tjera.

I dyshuari nuk është gjetur në shtëpi gjatë bastisjes, ndërsa kanë nisur hetimet për ta gjetë të dyshuarin. Sipas informacioneve, i dyshuari ishte futur në listën e personave të kërkuar nga Policia e Kosovës.

Policia javë më parë kishte kapur një 40-vjeçar, F.R., i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në grabitjen e QTA-së.

”Mitropol” nga burime brenda Policisë së Kosovës mëson se policia ka arrestuar personin që ndihmoi grabitësin për kryerjen e grabitjes, dy ditë më parë. Gjersa dje, siç mëson “Mitropol”, është arrestuar edhe i dyshuari kryesor për vjedhjen. Burime të portalit njoftojnë se i njejti është vetdorëzuar në polici.

Shuma e vjedhur nuk është 20 mijë euro siç ishte dyshuar në fillim, por bazuar në të dhënat që portali ka siguruar, shuma e vjedhur ishte veç 4 mijë euro./Mitropol/

Premium Store