Sot 1 vjet nga vdekja e ikonës, Adem Mikullovcit – Kështu me emocion fliste ai për Mitrovicën

“Çka me folë për Mitrovicën, Mitrovica është dhimbje, është qytet i ndarë, është qytet i traditës muzikore.
Kishte futbollin shumë të zhvillum. Jom rritë n’Mitrovicë, jom shkollu n’Mitrovicë. Tash Mitrovica është bo qytet i dhimbjes, shkoj tash në Mitrovicë m’ka mbet atje vetëm një motër dhe një vëlla, t’gjithë shokët m’kanë vdekë, nuk takoj askend që njoh, rrugët kanë ndryshu shumë.
Nuk është furra ku kom ble bukë, nuk është fusha ku kom lu futboll, nuk është kinemaja ku kom shiku filma, tash është një qytet që nuk e njoh, ma tepër m’ka met Mitrovica si një kujtesë e dhimbjes, e të kalumës etj.”







