Dukato 2
SPORT

KUPA E KOSOVËS NË BASKETBOLL

 

Pas javës së kaluar e cila na përgatiti ndeshje fenomenale të serive gjysmëfinale të Play Offit të Superligës mes Pejës e Golden Eagle Yllit (2:0) dhe Sigal Prishtinës e Trepçës (1:1), mesjava dhe vikendi do të na sjellin edhe më shumë bukuri dhe kënaqësi në vendin ku rrah zemra e basketbollit në vendin tonë.

Active

Peja i ka fituar dy ndeshjet e para dhe tash është vetëm një hap larg finales së dytë në tri edicionet e fundit. Në vitin 2021 ishte pikërisht Golden Eagle Ylli skuadër e cila e mposhti në finale (3:0) për ta fituar titullin historik.

Parvjet therandasit ju dolën përpara pejanëve në rrugëtim drejt titullit të parë nga viti 2013 dhe sivjet, pas ardhjes së trajnerit Rami Haddar verdh e zinjtë janë transformuar në skuadër me fizionomi krejt tjetër dhe kandidate për titullin e parë pas plotë një dekade.

Së fundmi, Peja u shpall kampione e Kosovës në vitin 2013 kur në finale mposhti Sigal Prishtinën mirëpo, pavarësisht nga disavantazhi i lartë në seri dhe fakti se janë buzë greminës së eliminimit, kampionët e dyfishtë aktual që në dy ndeshjet e para luajtën me mungesa, kësaj here udhëtojnë komplet në Karagaq dhe të udhëhequr nga mjeshtri Adis Beqiragiqi do të synojnë të fitojnë dhe mbeten në garë për finalen e tretë rresht.

A do të kualifikohet Peja në finale me tri fitore pa humbje apo Ylli do të arrin të mbijetoj në serinë gjysmëfinale, kjo mbetet të shihet të mërkurën mbrëma me fillim nga ora 20:30.

Vetëm 24 orë më vonë, seria tjetër e cila na ka përgatit “El Clasicon” e basketbollit kosovar midis Sigal Prishtinës dhe Trepçës, bartet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.
Rezultati në seri është aktualisht baras (1:1) dhe secila skuadër ka triumfuar si nikoqire.

Mesjavën e kaluar prishtinasit dominuan fal sulmit fantastik të udhëhequr nga Dardan Berisha dhe Dustin Thomas kurse të dielën në Mitrovicë, në një atmosferë fantastike në Minatori, Trepça fal mbrojtjes dhe shfaqjes fenomenale të tandemit të qendrave Daniels – Gordon iu revanshua rivalëve të përjetshëm duke barazuar serinë gjysmëfinale.

Kush do të fitoj ndeshjen e tretë shumë të rëndësishme dhe të marr epërsinë në këtë seri mbetet të shihet të enjten nga ora 21:00./KlanKosova/

Premium Store