Dukato 2
SPORT

KRENARI: Mitrovicasi Arif Kadriu do të përfaqësojë Kosovën në kongresin botëror të peshkimit sportiv në Itali

 

Mitrovicasi, Arif Kadriu do të përfaqësojë Kosovën në kongresin botëror të peshkimit sportiv, shkruan ‘Mitropol’.

Active

Kongresi botëror i peshkimit sportiv këtë vit do mbahet në Romë/Itali, organizuar nga Konfederata Ndërkombëtare e Peshkimit Sportiv.

Kadriu tashmë ka raportuar në Konfederatën Ndërkombëtare të Peshkimit Sportiv për aktivitetet e peshkimit sportiv në Kosovë dhe do të lobojë për pranimin e Kosovës në këtë shtëpi prestigjioze të peshkimit.

Në rast të pranimit, peshkatarët sportivë të Kosovës do të mund të marrin pjesë në garat ndërkombëtare të peshkimit, që është një hap tjetër drejt integrimit të plotë të Kosovës në arenën ndërkombëtare./Mitropol/

Dukato 1